Hamburg i Mavrajt mposhtë Leverkusenin e Mehmedit

04.02.2017 00:14:13

Skuadra e Hamburg ka arritur fitore të rëndësishme në përballjen me Bayer Leverkusen. Blerjet në janar, sidomos ajo e Mavrajt kanë filluar të ndihen edhe në rezultat.

Mavraj pati paraqitje perfekt në këtë fitore duke luajtur për 90 minuta në sfidën ndaj shqiptarit tjetër, Admir Mehmedi.

Papadoupulos e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 76, transmeton Indeksonline.

Me këtë fitore, Hamburger ka 16 pikë në tabelë por që mbetet në zonën e skuadrave të rrëzikuara për rënie nga liga.