Kryeministri Mustafa në Qeveri, konsultohet për rrënimin e murit

04.02.2017 00:23:18

Kryeministri Isa Mustafa gjendet në zyrën e tij në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës kur ora ka shënuar 12 e mesnatës.

Shefi i ekzekutivit po konsultohet intensivisht lidhur me rrënimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicë.

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës aktualisht shihen shumë vetura zyrtare dhe të Policisë së Kosovës.

Të kujtojmë që sot gjatë ditës Mustafa ka thënë se do të merret vendimi për rrënimin e murit.

Ai ka takuar edhe kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq.

Foto nga vendi i ngjarjes

isat1