Hamza, Konjufcës: Pa buxhet nuk do të ketë as zgjedhje të reja

30.01.2019 14:47:25

Ministri i Financave, Bedri Hamza i është kundërpërgjigjur shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2019, madje ai kërkoi nga ministri i Financave, Bedri Hamza që të shkojë në shtëpi.

Pas kësaj ka reaguar ministri Hamza.

Ai ka thënë se edhe mund të shkojnë në shtëpi, pasi siç u shpreh ai, nuk do të jenë as të parët e as të fundit, por Hamza ka thënë se nëse nuk kalon buxheti nuk mund të ketë as zgjedhje të reja.

Sipas tij, pa kaluar buxheti i vitit 2019 nuk mund të organizohen zgjedhjet e reja pasi që nuk ka buxhet.

“Pa e votu buxhetin nuk do të mund të shkohet në zgjedhje pasi që nuk ka buxhet. Pa e votu buxhetin nuk mundet me pas as zgjedhje”, ka deklaruar Hamza.