“Hapi veshët e mëso, turpin mbaje vetë…”, përgjigja e Ramës ndaj kritikave në facebook

18.03.2020 18:26:44

Kryeministri Rama ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në vend, e sidomos ato që lidhen me ministrat e kabinetit të tij. Kështu ka ndodhur edhe mesditën e sotme, teksa ndiqte live në facebook ministren Ogerta Manastirliu, e cila në një moment është kritikuar nga një qytetar, që më shumë e kishte inatin me Ramën, sesa me ministren e Shëndetësisë.

“Turpin mbaje vetë. Hapi veshët e mëso!” ka shkruar Rama ndaj kritikës së qytetarit, por më pas e ka fshirë komentin. Por mesa duket më pas ka qënë vetë Rama personi që e ka zënë “turpi” duke fshirë komentin e tij nga videoja e ministres Manastirliu. Bashkë me komentin e tij është fshirë edhe kritika e qytetarit duke e lënë mister atë që ai i kishte kërkuar qeverisë.