Koronavirusi fut në krizë politike Kosovë, LDK mbledh Kryesinë për një vendim të ri

18.03.2020 18:28:22

Vetëm pak minutë më parë ka filluar një mbledhje e Kryesisë së LDK, e cila nuk po zhvillohet në seli, por në një hotel të Prishtinë. Kjo pas vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut.

Fillimisht, pas lajmit për shkarkim, Mustafa ka mbajtur një takim në seli të partisë me ish-ministrin Agim Veliun dhe zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti.

LDK i ka dhënë ultimatum Kurtit deri në fund të javës derisa kanë kërkuar edhe heqjen e taksës. Gjithashtu, kanë paralajmëruar daljen nga koalicioni. Sot do të vendoset se cili është qëndrimi i LDK’së karshi vendimit të Kurtit.