Haradinaj 1 maj në Drenas e në Skënderaj

30.04.2018 23:54:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj as nesër nuk do të pushojë, edhe pse zyrtarisht është ditë pushimi.

Haradinaj nesër do të qëndrojë në dy komunat që i përkasin rajonit të Drenicës.

Haradinaj së pari do të ndalet në parkun e Biznesit në Drenas ku më pastaj do ta vizitojë këtë komunë.

Pas Drenasit Haradinaj do të shkojë edhe  në Skënderaj.