Pesë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 135 numri i viktimave

19.07.2020 17:17:01

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publikë në Kosovë ka njoftuar se pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar në 135 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Siç ka njoftuar IKSHPK sot janë konfirmuar edhe 118 raste të reja me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

“Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPKme metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.