Shqipëri/ Bilanci i 24 orëve të fundit, 1 i vdekur dhe 82 raste të reja me Covid-19

19.07.2020 17:20:47

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme ka njoftuar se në 24 orët e fundit një 69-vjeçare nga Shkodra në gjendje të rëndë ka humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Vijon të ketë shtrime dhe situata paraqitet serioze, janë 82 raste reja, 17 në terapi intensive, 1 në intubim.

“I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance.

Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor,” thuhej në deklaratën e ministrisë.

Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.