Haradinaj: Agani shkroi historinë e Kosovës

06.05.2018 12:50:44

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar profesor Fehmi Aganin në 19 vjetorin e vrasjes së tij.

Ai ka thënë se Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua.

“Fehmi Aganin do ta kujtojmë si pishtarin që i dha dritë vizionit tonë për shtet. Me penën e tij, urtësinë e guximin Agani shkroi historinë e Kosovës, të pavarur e demokratike, Kosovës euro-atlantike për të cilën ai jetoi dhe u flijua. Agani u bë gur, i themeleve të Kosovës se pamvarur!”, ka shkruar Haradinaj.