Observer: Daullet e luftës përsëri po bien në Ballkan

26.01.2017 18:48:27

Një dekadë e gjysme pas luftës në ish-Jugosllavi, në Ballkan përsëri tringëllojnë armët.

Një dekadë e gjysmë që nga lufta e Ballkanit dhe që nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, shumë spiun perëndimor, ushtarë dhe diplomatë nga 1990 janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme të shpëtojnë Ballkanin dhe të ruajnë paqen atje.

Pasi Jugosllavia u shpërbë në vitin 1991, la pas vetës dhunë dhe trazira, por NATO e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara e zgjidhën këtë rrëmujë të shëmtuar. Tani, një brez më vonë, po vërtetohet se lufta mund të kthehet në juglindje të Evropës, pjesë e paqëndrueshme.

Në artikullin me titull “Kriza e parë e politikës së jashtme të Trumpit: Daullet e luftës përsëri po bien në Ballkan”, autori John R. Schindler thekson se bëhet fjalë për “dobësimin politik, ekonomik dhe social” të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe “situatën e keqe” në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Së pari, Bonja- Hercegovina, e cila mori vëmendje të madhe të medieve botërore në viti 1990- por nuk do të thotë se kjo ishte e gjitha e saktë- ky shtet në dy dekadat e fundi po dëshmohet si gjysmë i dështuar. I zhytur në krim e korrupsion, për të mos e përmendur problemin serioz të ekstradimit islamik, Bosnja është dërrmuar politikisht, ekonomikisht dhe shoqërisht”, shkruan analisti amerikan për siguri dhe ish agjenti.

Schindler nw artikullin e botuar në “Observer” thotë se edhe pse “çuditërisht”, marrëveshja e Dejtonit ishte bërë për qëllime afatshkurtra, Bosnja është ende e mbërthyer me sistemin e Dejtonit, nga i cili askush nuk është i kënaqur.

“Tani udhëheqja e Republika Srpska, pas disa viteve frustrim, kërcënon të tërhiqet nga marrëveshja e Dejtonit. Presidentit i saj, Milorad Dodik, i cili ka drejtuat në mënyrë të çoroditur nuk i është fshehur nacionalizimit tij të rilindur. Kërcënimet e tij për ta tërhequr RS-në nga Dejtoni nuk janë më fantazi boshe. Uashingtoni i është kundërpërgjigjur kohët e fundit nga edhe ka vendosur sanksione mbi Dodikun”, shkruan Schindler.

Schindler, vlerëson se marrëdhëniet problematik midis serbëve dhe autoriteteve në Sarajevë e kishin shtyrë vendin në luftën në vitin 1992 dhe sipas tij, një gjë e tillë mund të ndodh prapë.

“Lëvizjet e Dodikut tregojnë në mënyrë të dëshpëruar se sa pak ka arritur përparim politika, pavarësisht që kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ndërhyrja perëndimore politike dhe ushtarake, por edhe miliarda dollarë ndihmë për Bosnjën”, vlerësoi Schindler.

Duke folur për Kosovë, Schindler shkruan se tensionet janë në rritje, sipas tij, kjo ka ardhur në saje të provokimeve të Serbisë.

“Edhe më keq është gjendja në Kosovë, ish- provincë serbe e cila e fitoi pavarësinë në  saje gjatë një fushate 78-ditore të bombardimeve të NATO-së në vitin 1999, e cila e solli Beogradin në thembra. Edhe pse pjesa më e madhe e botës tani e njehë pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e ka bërë. Tensionet janë rritur nga provokimet në rritje të Beogradit. Serbia po lufton për pavarësisë e veriut të Kosovës, i cili është i banuar kryesisht me serbë”, shkruan ai.

Më pas, Schindler shpjegon se si Beogradi kishte nisur trenin për në Kosovë i cili ishte “stolisur me moton “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të botës”, ku thotë, se shqiptarët e shihnin si provokim të papërligjur. “Për fat të mirë treni u kthye para se të arrinte në Kosovë, tani për tani kjo shmangi krizën.”

Më pas në shkrimin e Schindlet thuhet, se presidentit i Serbisë, “nacionalist i madh, kërcënoi se do ta dërgonte gjithë ushtrinë e tij në Kosovë, nëse u bëhet dëm serbëve në Kosovë, e cila do të rifillonte luftën e shëmtuar ndëretnike që NATO kishte ndalur gjatë 1999.”

“Lidershipi i Kosovës ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të qetësoj Beogradin para se gjërat të dilnin dorës, ndërkohë që disa shqiptare po flasin për ringjalljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcë kryengritëse e cila me sukses kushte sfiduar sundimin e Beograditi në vitet 1990. Kosova e pavarur ende nuk ka ushtri vetëm forcë policore paraushtarake”, thekson ai, transmeton lajmi.net.

Më tej, Schindler, i cili është poshtu specialist në spiunazh dhe terrorizmit, përmende edhe shkuarja e disa shqiptarëve për të luftuat për të ashtuquajturin Shtetin Islamik në Siri, “kjo paraqet një problem themelor në Kosovë”, ai thotë po ashtu se disa nga këta luftëtarë janë kthyer në Kosovë dhe “tani ka shqiptarë të mirë- armatosur dhe të “etur për luftë”.”

Duke folur për trenin Schindler thotë, se “është vështirë të duket rastësi që treni provokues i Beogradit i dërguar në Kosovë, është prodhuar në Rusi”, më pas thotë, se prania e shërbimeve të inteligjencës ruse në Serbi është jashtëzakonisht e madhe dhe shumë e dukshme, thotë poashtu se ata së fundmi kanë krijuar një bazë të spiunazhit në jug të vendit qëllimi i së cilit është i qartë për të monitoruar aktivitetet perëndimore në rajon.

Më pas rikujton, se Moska së fundit i ka dhuruar Beogradit armë moderne, duke përfshirë edhe 60 automjete të blinduara dhe gjashtë avionëve luftarak “MIG-29”.

“Ardhja e avionit rus, pritet në këtë pranverë, që do të thotë se Serbia është i vetmi vend në ish-jugosllav që posedojnë avion luftëtarët moderne. Kroacia, anëtare e NATO-s, ka një duzinë shkatërruara MiG-21, të cilat janë gjeneratë më e vjetra se MIG-29”, më pas thotë, se avionët e rinj të Serbisë do të dominojnë rajonin.

Sipas mendimit të Schindler, shqetësim më i madh tani për tani për Ballkanin vjen nga klandestinët e Kremlinit që përfaqësojnë një lojë spiunazhi në Ballkan, që ai e quan “Luftë Speciale”: spiunazh, përmbysje, propagandistik dhe të terrorizëm.

Ndër tjera, Schindler thotë, se ajo që Putini kërkon në Ballkan, duket mjaftë e qartë, përkatësisht kaosi politik do ta prish Perëndimin. “Putini, si dhe shumë rusë e shohin ndërhyrjen perëndimore në Bosnje dhe Kosovë, si fyerje për botën ortodokse dhe planifikojnë në çdo rast të marrin hak.”

 

“Shtetet e bashkuara dhe aleatët evropian kanë nevojë urgjente të qetësojnë Evropën Juglindore para se problemet e saj të dalin jashtë kontrollit dhe para se të kthehet dhuna masive në këtë rajon gjithmonë të trazuar”, përfundon Schindler.