Policia e Kufirit në Durrës godet dy raste mitdhënie

26.01.2017 18:58:10

Tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare duke i futur në brendësi të pasaportave 20 € dhe 50 €, policia arreston shtetasit  Vangjel  Bardhi 21 vjeç, banues në Tiranë dhe Tofik Shehu  25 vjeç, banues në Peshkopi.

Bardhi,  më datë 25.01.2017, rreth orës 20:30, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke I futur në brendësi të pasaportës 50 €, me qëllim për të kaluar kufirin, pasi kishte kaluar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.

Shehu, më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare duke I futur në brendësi të pasaportës 20 €, me qëllim për të kaluar kufirin pasi ishte deportiv në zonën Schengen. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.