Fushë-Krujë, sekuestrohen 30 kallëpe tritol, arrestohen 4 persona

17.05.2017 10:27:57

Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit të koduar ‘Saga’, ku u sekuestruan 30 kallëpe  me lëndë plasëse eksploziv dhe kapsolla detonatore me fitil zjarrëpërcjellës.

Operacioni u zhvillua në Fushë-Krujë, ku në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u vunë në pranga shtetasit Vjollca  Sorra 42 vjeçe, banuese në Burrel; Edmond Demiri 32 vjeç, banues në Burrel; Robert Doku 30 vjeç, banues në Burrel dhe Viktor Hanaj 33 vjeç, banues në Burrel

Sipas policisë, arrestimi i këtyre persona u bë pasi në bazë të informacioneve që dispononin specialistët e Trafiqeve gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e shtetasve të mësipërm, iu  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 30 kallëpe, e dyshuar si lëndë plasëse eksploziv me peshë rreth 6  kg, 29 copë kapsolla detonatore ku 13 prej tyre ishin të përgatitura me fitil zjarrpërcjellës,  4 aparate telefoni celular, një mjet tip Benz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”në bashkëpunim.