HARADINAJ BËN HOMAZHE TE VARREZAT NË PREKAZ

06.03.2018 13:00:32

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nderë të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj gjithashtu është takuar me vëllain e komandantit Adem Jashari, Rifat Jasharin.

Me rastin e 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në ditën e dytë të këtij manifestimi do të organizohen edhe aktivitete të tjera.

Sot është paraparë konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare” si dhe “Akademi Përkujtimore” kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Ndërsa në Muzeun e Kosovës në Prishtinë do të hapet ekspozita kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.