Haradinaj: BERZH-i mbetet faktor kyç në realizimin e projekteve zhvillimore në Kosovë

26.02.2018 17:50:21

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me presidentin e BERZH-it.

Haradinaj ka thënë se gjatë takimit me presidentin e BERZH ka shpalosur detaje të projekteve me të cilat i ka prezantuar në samitin e sotëm.

Ai ka thënë se ka kërkuar mbështetje për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore.

“Në takim me presidentin e BERZH-it, Suma Chakrabarti, shpalosa detaje të projekteve, me të cilat Kosova u prezantua në samitin e sotëm. Nga presidenti Chakrabarti dhe përfaqësuesit e BERZH-it kërkova mbështetje të mëtejme për realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, përkrahje të shtuar për sektorin privat dhe për projektet inovative. BERZH-i mbetet faktor kyç për realizimin e projekteve zhvillimore në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.