Haradinaj: Bukëpërmbysës, të pa identitet e të pa fe ata që godasin Gjermaninë

23.12.2016 17:11:53

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar rolin e shtetit gjerman që ky i fundit ka pasur ndaj kosovarëve në përgjithësi. Këto komente të tij vijnë pas sulmeve që kohët e fundit është përballur Gjermania sidomos atë të fundit në Berlin ku pati edhe të vdekur.

“Gjermania ka qenë pjesë e Perandorisë që mbrojti shqiptarët nga shpërbërja që në fillim të shekullit të kaluar;

Gjermania është kthyer në shtëpi të dytë të shqiptarëve edhe gjatë regjimit komunist në ish Jugosllavi;

Gjermania u kthy në strehë të shqiptarëve edhe në kohën e Millosheviqit;

Gjermania, për herë të parë që pas luftës së dytë, ndërhyri ushtarakisht në një shtet tjetër, dhe atë në luftën e Kosovës”, shkruan Haradinaj, përcjell lajmi.net.

Gjermania siç thekson ai ishte ndër të parat, që njohu shtetin e Kosovës dhe u bë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së saj.

“Prandaj janë bukëpërmbysës dhe të pa identitet e të pa fe, kushdo shqiptar që në çfarëdo mënyre, guxojnë ta sulmojnë Gjermaninë apo cilin do vend tjetër!

Ata që sulmojnë këta popuj e këto vlera nuk mund të jenë shqiptarë”, është shprehur ai.

Haradinaj konsideron se është koha e fundit që në Kosovë të kuptohet serozisht e nga të gjithë, se sa të dëmshme janë lëvizjet e urrejtjes fundamentaliste që për ideologji kanë terrorizmin fetar.

“Sot, Bota duhet të bëhët NJË në ndaljen e kësaj murtaje”, ka thënë ai.