Nuk miratohet ligji i ndryshuar për faljen e borxheve

23.12.2016 17:02:55

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan plotësim ndryshimin e Ligjit për Faljen e Borxheve, ngase nuk pati kuorum.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti tha se ky projektligj mbetet për t’u votuar në një seancë tjetër.

Deputetët në këtë seancë kanë miratuar Ligjin për Sponsorizime dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.