Haradinaj: Do ta formoj Qeverinë, i kam numrat

04.08.2017 21:06:14

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja po i bllokojnë proceset.

Lideri i AAK-së është shprehur i bindur se i ka numrat për krijimin e qeverisë.

Ai ka thënë se këto dy parti po i frikësohen formimit të Qeverisë e cila do të drejtohej nga Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net

“Nuk mundet Vetëvendosja ta krijojë qeverinë pa e provuar PAN-i. Ata po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pasi po frikësohen nga formimi i Qeverisë”, tha Haradinaj në RTK.

“Tendenca për me e ndalë procesin e parë pa filluar i dyti është frikë nga formimi i Qeverisë që do të drejtohet nga unë. Ne nuk kemi besuar që konteksti do të jetë kaq i ashpër tani”, shtoi ai.

Sipas tij, krejt kjo çfarë po ndodhë është luftë për pushtet.

Haradinaj: Fuqinë e numrave ta tregojnë me qeverinë, jo me Kuvendin

Kryetari i AAK-së dhe i nominuar për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se është i habitur me logjikën e bllokimit të parlamentarit, sepse sipas tij, vetëm PAN-it i takon kryetari i Kuvendit.

Ai ka thënë se nuk është mirë të vonohet procesi.

“Zgjedhjet e kanë nxjerr fitues PAN-in, dhe unë jam i nominuarti për kryeministër,jam i habitur me bllokadën që i kanë bërë LDV e VV kryeparlamentarit sepse kryeparlamentari dhe kryesia është diçka krejt tjetër, sepse mundësi tjera nuk ekzistojnë, sepse Kushtetuta e ka parapa vetëm një variant. Jam i habitur me logjikën bllokimit. Jemi të befasuar edhe me deputetë të caktuar, sepse kemi menduar se është koha të themelohen institucionet. I kemi pasur një konfirmim për 61 votë, por nuk i kemi trajtuar në atë masën ashtu, sepse kemi menduar se nuk është qeveria. Gabim kanë hy në këtë krizë sepse nuk e kanë logjikuar, ata kanë pasur frikë. Qeveria i ka numrat, por nuk po kuptoj se duhet të tregohet fuqia e numrave me Kuvendit, te tregojnë me Qeverinë”, ka thënë Haradinaj.