Milloshoski: Vendimi i Gjykatës së Apelit është skandaloz

04.08.2017 19:41:28

Antonio Milloshoski, anëtar i Komitetit Qendror në OBRM-PDUKM, sot në konferencë për shtyp ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e PSP-së dhe vendosi që materialet e përgjuara të mund të shfrytëzohen si prova në rastin “Shkuplakat e porositura” në Komunën Qendër.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së e quajti skandaloz vendimin e Gjykatës së Apelit dhe tha se vendimi është sjellur nën presion nga LSDM-ja dhe mediumet e afërta me PSP-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjykata nuk e përballoi presionin e LSDM-së dhe nuk e përmbushi detyrimin ligjor, që gjykatësti të vendosin vetëm mbi bazë të Kushtetutës dhe ligjeve. Neni 12 paragrafi 2 nga ligji për procedurë penale, thotë se dëshmitë të marra në mënyrë ligjore nuk mund të përdoren dhe mbi ta nuk mund të merret vendim gjyqësor”, tha Milloshoski.

Ai shtoi se përgjimet siç i quajti, joligjore të spiunëve, operacioni joligjor për përgjimin e gjysmës së popullsisë në shtet, politikanë, biznesmenë dhe gazetarë nuk mund të bëhen ligjore.

Sipas Milloshoskit, të sillet vendim që materialet joligjore të mund të përdoren si dëshmi në Maqedoni, është e ngjashme sikur gjykatat amerikane të sjellin vendim se materialet e Jullian Assange të mund të përdoren si dëshmi kundër presidentëve amerikan, sekretarëve shtetëror, kongresmenëve ose senatorëve.

Milloshoski theksoi se qëllimi i dytë i aktiviteteve të tilla të LSDM-së dhe PSP-së është të krijohet një mjegulli, periudhë e cila sipas tij, Qeveria nuk mund të shuaj dy deponi dhe dhjetë zjarre.

Ai në fund shtoi se qeverisja e së drejtës nuk mund të viktimizohet për dëshirat e pushtetit dhe për mbulimin e krimeve të tyre.

Ndryshe, Gjykata e Apelit sot solli vendim që materialet e përgjuara që publikoi LSDM-ja të mund të përdoren si prova në rastin “Shuplakat e porositura”, rast që ngriti PSP-ja kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Siç dëgjohej në “bomba” kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski në bisedë me ish-ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, porosit dhe akordon protestë para Komunës Qendër për gjoja mbrojtjen e rrënimit të kishës së re.