Haradinaj e Pacolli takojnë ish-Sekretarin Amerikan, Joh Kerry

16.02.2019 10:07:33

Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kanë takuar ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Lajmin e ka bërë të ditur z/kryeministri Pacolli, përmes një postimi në Facebook.

“Ish Sekretari John Kerry gjithmonë i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë.

Vlerësim i jashtëzakonshëm për kontributin e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, po merr pjesë delegacioni shtetëror i Kosovës i niveleve me të larta.

Atje janë presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministrat e Behgjet Pacolli dhe Enver Hoxhaj.

Delegacioni kosovar gjatë ditës së djeshme ka pasur disa takime, kurse Haradinaj e ka vlerësuar  takimin me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Mass.