Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Kryeministri Haradinaj, me këtë rast ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës dhe tani në shtetndërtim, duke thënë se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat është i rëndësishëm për vendin.
“Gjermania është një nga partnerët politik dhe ekonomik të Kosovës, e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj.