Një muaj paraburgim personave që shkaktuan aksidentin e rëndë në Podujevë

11.03.2019 17:06:04

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave të cilët të shtunën shkaktuan një aksident trafiku ku humbi jetën një person dhe një tjetër është lënduar.
Sipas njoftimit për media, L.Zh dhe L. M dyshohen se kanë kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik.

“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar masa e paraburgimit kundër dy të pandehurve, pasi që nëse të pandehurit do të gjenden në liri ekziston rreziku i ikjes së tyre duke pasur parasysh peshën e veprës penale, përkatësisht dëmin e shkaktuar me këtë vepër penale e që në rastin konkret kemi të bëjmë me humbjen e jetës së të ndjerit J.Z dhe shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor të dëmtuarit Y.I si dhe sanksionin e paraparë për këtë vepër penale. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.