HARADINAJ: FQINJËVE ARMIK DUHET T’IA TREGOJMË VENDIN

27.04.2017 19:22:14

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj posa ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ka deklaruar se asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd.

“E kam thënë që ftesa për ekstradimin tim në Serbi është ftesë për luftë, nuk jam tallur. Më 24 mars 98, ata që kanë shefat e këtyre na kanë sulmuar në familje, ka pasur fëmijë, e qëllimi ka qenë epilogu i njëjtë si te Jasharët, atë ditë janë kthyer prapa, fati ka qenë i tillë, rastisi që më 24 mars 99 ia kemi kthyer në shtëpitë e tyre prej ajrit, gjithë jeta do të shkojë kështu. Asnjëherë nuk i nënshtrohemi cilido mekanizëm që burimin e ka në Beograd. Shqiptarët jo që janë trima ose të zot, ose që duan me u merr me të tjerët në rajon por jemi në të drejtën tonë dhe kësaj të drejte do t’i qëndrojmë besnik. Kemi fqinjë që është armik, sillet armiqësisht, duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin”, tha ai.