Haradinaj Gecajt: Trego pse iu dha Malit të Zi edhe Bjeshka e Llukës

19.07.2016 20:27:58

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës e veçanërisht banorëve të Zonës se Rugovës qe mos ta marrin drejtësinë në duar, por çështjen e demarkacionit t’ua lënë profesionistëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj duke thënë se me pozitën e tij, Gecaj nuk mund ta mbrojë duke e mbrojt Murat Mehën e as shefin e tij.

Lexoni statusin e plotë të tij:

Po i shoh zyrtarët e qeverisë që po heqin dorë nga vlerat që u ndërtuan me mund dhe sakrificë!

Vendasi im dhe familjari i shumë bashkëluftëtarëve të mi Bajram Gecaj, është mirë që fjalët që ia thotë Opozitës, t’ia thotë familjes së vet, fshatit të vet, bashkvendasve të vet se pse iu dha Malit të Zi edhe Bjeshka e Llukës së Deçanit, prej nga vjen edhe vetë ai.

Pozitën e tij s’mund ta mbrojë, duke e mbrojt as Murat Mehen e as shefin e tij.

Qeveritë ndërrohen, e kufijtë mbeten!