Haradinaj i lodhur, i thotë Enver Hoxhajt: A po ma lexon ti qit projektligj

03.02.2019 00:19:09

Menjëherë pas votimit me 61 vota pro të Projektligjit për Dialogun me Serbinë, ka marrë fjalën kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai doli për të lexuar projektligjin për financimin e partive politike, por si duket ishte rraskapitur duke i dëgjuar deputetët gjithë ditën duke debatuar.

I kërkoi zv/kryeministrit Enver Hoxhaj që t’ia lexojë këtë projektligj, megjithatë në fund e bëri vetë.

Madje bëri një lexim mjaft të shpejtë.

”Atëherë sot kam duruar e ju kam dëgjuar shumë mirë atëherë më lejoni që para jush të paraqes Ligjin për financimin e subjekteve politike.’’, tha Haradinaj