Haradinaj kërkon lirimin e Nehat Thaçit dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë

30.09.2016 23:29:01

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj thotë se ndalimi i oficerit të policisë është edhe një dëshmi e fortë se Serbia po vazhdon me avazin e vjetër armiqësor ndaj Kosovës, me logjikën e njëjtë Millosheviqiane.

Sipas tij, koncesionet e panumërta të shtetit tonë duhet të kuptohen drejt nga politikë-bërësit tonë dhe t’i ndalin këto praktika, t’i vëjnë kushtet strikt të reciprocitetit, thotë ai.
“Nuk duhet të ketë dialog me një shtet që sa herë mundet përbuzë uniformen tonë Policore , tani duke arrestu me aktakuza të një regjimi të përmbysur që sa vite. Serbia duhet ta lirojë sa më parë këtë oficer që shërbeu dhe u avancua në detyrë falë shërbimit të tij”, thotë ai, raporton lajmi.net
Haradinaj vlerëson se Kosova duhet të ja bëjë të qartë Brukselit se raportet ndërshtetrore janë të pamundshme me një sjellje të tillë nga ana e shtetit serb.