Ymeri thotë se lëvizja e kufirit sjellë luftë, por nuk tregon nëse është i gatshëm për të

23.09.2016 22:34:04

Kreu i Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se duke e parë gjendjen në Kosovë, duke parë zhvillimet, të cilat sipas tij, po e varfërojnë qytetarin, po ia humbin dinjitetin, po i krijojnë Serbisë hapësirë njërën anë, e në anën tjetër edhe Malit të Zi, ai thotë se këto po dërgojnë drejt një keqësimi të situatës.

Në një intervistë për RTV 21 ai thotë se deklaratat e Albin Kurtit se do të ketë luftë, nuk janë interpretuar mirë, por tha se problemi me kufijtë

“Duke e parë situatën nuk është një qëndrim për një situatë të qëndrueshme. Problemi me kufijtë gjithmonë ka sjellur luftëra. Shmangia e ndarjes së demarkacionit është shmangie për luftë”, tha Ymeri. Por ai nuk ka treguar nëse është gatshëm për luftë, si dhe a janë të gatshëm për luftë aktivistët e Vetëvendosjes.