Një person lëviz me një kufomë në rrugët e Tiranës (VIDEO)

23.09.2016 22:44:09

Në një video që është publikuar këtë pasdite nga “Jeta Osh Qef” shfaqen pamje tipike të një skenë filmi horror.

Një person lëviz në rrugët e Tiranës me një karrocë në të cilën ka një kufomë.

Nuk dihet nëse është ndonjë punonjës i ndonjë agjencie funerale, apo i afërm i të vdekurit, por skena ka tmerruar qytetarët.

Minimalisht një person i pajetë mund të transportohet me mjet ambulancë nëse vdes në spital, apo me mjet të agjencive funerale në rast tjetër.