Haradinaj: Kombëtarja e krenarisë edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit

14.10.2019 23:02:13

Pas fitores së Kosovës ndaj Malit të Zi, kryeministri Ramush Haradinaj i ka falënderuar lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kombëtarja edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit.

“Përtej çdo përshkrimi!

Kombëtarja e krenarisë edhe njëherë Kosovës i vulosi emrin e suksesit!

Faleminderit Luanët e Dardanisë!”, ka shkruar Haradinaj.