“Sportistët kulmorë që i ka Kosova, duhet të jenë motiv dhe shembull për gjeneratat e reja, por edhe për Hendbollistet e Klubit “Istogu” për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se është për keqardhje që Klubi i Hendbollit të Femrave- Istogu nuk gëzon kushte të mira për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.
Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë mbështetësja kryesore e gjithë sportistëve kosovarë, të cilët me arritjet e tyre po bëjnë histori nëpër botë në gara të rëndësishme sportive.
Ndërkaq, trajneri i Klubit të Hendbollit të Femrave-Istogu, Faruk Shala, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, e njoftoi atë me kërkesat që i ka Klubi Hendbollistik i Femrave “Istogu”, me theks të veçantë mungesën e një palestre, si dhe mbështetjen financiare për trajtime mjekësore, që janë baza kryesore e zhvillimit të aktiviteteve të tyre.