Haradinaj: Kosova përherë mirnjohëse ndaj SHBA-ve

24.11.2016 12:44:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Falënderimeve në SHBA, ka thënë se populli i Kosovës mbetet mirënjohës ndaj këtij vendi për kontributin ndaj Kosovës

“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, festë tradicionale amerikane, i uroj popullit amerikan paqe, begati dhe shumë gëzime në familjet e tyre.

Populli i Kosovës u është përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-ve, për ndihmën dhe mbështetjen në realizimin e aspiratës historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.