Haradinaj: Na mbetet të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s

05.03.2020 16:17:35

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë në mesin e të ftuarve në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, ushtria e Kosovës është sakrificë shumëvjeçare për liri, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se, tash Kosovës i mbetet që të punojë shumë që Ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri.

Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë!

Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës.