Haradinaj në Lutjet e Mëngjesit: Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e këtyre takimeve

07.06.2019 09:51:48

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të vizitës së tij në Berlin.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka thënë se të pranishëm aty kanë qenë shumë personalitete nga e gjithë bota.

Sipas tij, është ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.

Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikēs, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!.