Në Mat/ Kryetares së PD në Ulëz i djegin gjatë natës 2 makinat

07.06.2019 09:55:51

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në qytezën e Ulzës.

Pas mesnate janë djegur dy makina në pronësi të kryetares së Partisë Demokratike në degën e Ulzës, Gjelina Kalthi.

Mësohet se makinat janë djegur shumë pranë banesës së Kalthit, e cila është edhe administratore e re e njësisë Ulëz për Bashkinë e Matit.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet që ngjarja të jetë e qëllimshme.