HARADINAJ: NUK KA RRITJE TË ÇMIMIT PËR ENERGJI

22.01.2018 18:13:54

Zyra e Kryeministrit reagon ndaj shkrimeve në disa medie, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“ Kryeministri Haradinaj në asnjë rast, nuk ka përmendur mundësinë për rritjen e çmimit, për më tepër është duke u angazhuar që të ketë furnizim të rregullt me energji, pa rritje.

Vendimet dhe puna e Qeverisë Haradinaj ka bërë që secila familje t’i kursejë afro 300 euro në sezonen dimëror” ,thuhet në reagim.