Haradinaj: Pajtimi me Serbinë, vetëm pasi të na njohin si shtet

03.06.2018 13:15:02

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon me pjesëmarrjen nëpër Kuvendet zgjedhore të AAK-së.

Haradinaj sot ka deklaruar se pajtimi me shtetin serb do të bëhet vetëm kur këta të fundit ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Edhe pajtimi nuk është pak, me kalu mbi dhimbjen tonë, mbi njerëzit e zhdukur, mbi dhunime dhe shumë të tjera. Ne kur të pajtohemi, ne po japim shumë, dhe të kalumen nuk po thojmë me harru. Kosova ka fuqi dhe mundemi me u pajtu, me një marrëveshje për njohje”, tha Haradinaj.

Kryeminstri tutje deklaroi se Kosova gjatë këtij viti do të anëtarësohet në Interpol.

Optimist ai u shpreh edhe për rrugën e Kosovës në OKB. Tha se anëtarësimi në këtë organizatë do të ndodhë shumë shpejt.

Ndryshe edhe gjatë tubimeve që i mbajti dje nëpër komuna të ndryshme, Haradinaj 2018-tën e cilësoi si vit të Ushtrisë, heqjes së vizave dhe periudhë për zhvillimin e Kosovës.