Haradinaj pas takimit me Lajçak: Të përshpejtohet marrëveshja finale

14.10.2020 16:02:33

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka thënë se BE-ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet dhe progresin e dialogut.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancitë e partnerëve strategjik.

“Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik. I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Haradinaj.