Haradinaj për dënimin e Mlladiqit: Drejtësia u vendos në të mirë të viktimave

22.11.2017 15:42:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Akademinë Kosovare për Lidership, përveç takimit me nxënës të këtyre shkollave  ka komentuar edhe çështje që lidhen me  aktualitetin në Kosovë.

Me këtë rast, Haradinaj ka folur edhe për vendimin  e Gjykatës së Hagës për të dënuar me burgim të përjetshëm, Ratko Mlladiqin, raporton Ekonomia Online.

“Në Ballkan është e nevojshme të vendoset drejtësia. Në një mënyrë apo tjetër kjo drejtësi është vendosur në të mirë të viktimave”, tha Haradinaj.

Gjykata e Hagës gjatë ditës mori vendim për ta dënuar me burgim të përjetshëm 75 vjeçarin Ratko Mlladiq.

Ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokausti