Vendimi për të dyshuarit për rastin Vllasi merret pas një ore

14.03.2017 16:15:13
Seanca dëgjimore për tre të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit ka përfunduar.

Vendimi për caktimin e masës për tre të dyshuarit pritet të merret pas një ore, njofton Klan Kosova.

Prokurori i Speciales, Sylë Hoxha ka kërkuar që të dyshuarve tu caktohet masa e paraburgimit.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me plagosjen e avokatit Vllasi është arrestuar sot një i dyshuar.

Për të njëjtin rast gjatë ditës së djeshme janë arrestuar Murat Jashari, vëllai i Ismet Jashrit, ish-komandantit të UÇK-së i cili është i dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit, Azem Vllasit, ndërsa i dyshuari tjetër është Avni Llumnica, vëllai i dëshmorit Nexhmi Llumnica, i vrarë nga policët serbë në maj të vitit 1999 në Konushevc të Podujevës.

Të dy ishin arrestuar në periferi të Prishtinës derisa kishin marrë rrugë për në Ferizaj.