
Kuvendi është përfshirë sot nga debate dhe akuza të forta, ku si zakonisht protagonist është bërë ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit, duke folur për çështjen e Kosovës i është drejtuar fillimisht ministit të Punëve të Jashtme Bushati, duke i thënë “je një fundërrinë”.
Më pas u është kthyer deputetëve të mazhorancës duke i quajtur “plehra”. “Nëse rrugeçër si puna e këtij këtu të rritur nga kodoshët, ngrihen të flasin në këtë mënyrë, pastaj kjo është një gjë shumë e rëndë. Pra edhe njëherë njerëz që i futën një thikë të fortë interesit kombëtar, jam Sali Berisha unë o budallenj, nuk tërhiqem unë. E di si më dukeni mua, plehra këtu. Se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë unë. I keni futur thikën për llogari të palës së tretë. I futët thikën Kosovës për llogari të Beogradit”, – u shpreh Berisha.





































