Bota e sportit kundër zgjedhjes së Trump

10.11.2016 13:19:37

Zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka krijuar shumë zhurmë edhe në ambjentet sportive u shumë emra të njohur ishin investuar për mbështetjen e Hillary Clinton. Disa prej tyre nuk arrijnë ende ta besojnë që kandidati republikan doli fitues, ndërsa shumë të tjerë e komentojnë me humor dhe ironi emërimin e iliarderit amerikan në postin më të lartë drejtues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Javi Martinez kërkon ta çdramatizojë situatën teksa shkruan: Fundi i ëndrrës time për të uajtur në MLS? Më i ashpër është në komentin e tij, Vincent Kompany.

“Le të bashkojmë gjithë idiotët e botës dhe t’i vendosim në postet drejtuese për të parë se çfarë do të ndodhë”, thekson mbrojtësi belg. “Seriozisht e ke Amerikë”, shkruan basketbollisti Ricky Rubio që nuk arrin ta besojë ende. Të hidhëruar për zgjedhjen e Trump janë edhe yjet e NBA, De Marcus Cousins, Jamal Craëford e Joachim Noah. Gjithsesi, jo të gjithë njerëzit e njohur të sportit janë kundër Trump sepse ka edhe nga ata që e mendojnë ndryshe. Njëri prej tyre është ylli i Atlanta Haëks, Kris Hummpries. “Bëje amerikën sërish të madhe”, shkruan shtatlarti i skuadrës nga Georgia në llogarinë e tij në Tëitter. Ndërkohë, pronari i Dallas Mavericks, Mark Cuban, kërkon ta trajtojë këtë çështje me diplomaci sepse sipas tij, Trump meriton shansin për të treguar veten e tij.