Haradinaj, për Thaçin: Nuk të respektojnë jashtë kur je i dobët në punët tua

31.12.2016 16:13:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në dy ngjarjet që lidhen me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Haradinaj është i vetmi nga liderët kosovarë që është ftuar në “ngjarjet përcjellëse” të inaugurimit të presidentit Trump, që mbahet më 20 janar, dhe në Lutjet e Mëngjesit.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Haradinaj thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk po e ushtron rolin e tij të përfaqësimit në politikën e jashtme. Mes arsyeve, ai përmend “ngjarjet që e presin Kosovën në pranverën që po vjen, që e vështirësojnë ushtrimin e funksioneve”, duke aluduar qartë në fillimin e punës së Gjykatës Speciale.

“Zakonisht kur je kaq i dobët me punë të tua, nuk të respektojnë jashtë. Ai që je të reflektojnë. Pra, është bukur zor me depërtu si president”, ka thënë ai.