Nigeri, rishfaqet lideri i Boko Haram: Masakroni dhe grabisni

31.12.2016 16:11:03

Në Nigeri, lideri i grupit integralist islamik Boko Haram, Abubakar Shekau, i ka bërë thirrje njerëzve të tijë “të vrasin, copëtojnëm grabisin dhe të shpërthejnë bomba kudo që ndodhen” në një video të re.

Shefi i terroristëve ka përgënjeshtruar qeverinë nigeriane, e cila kishte deklaruar se e kishte shkatërruar përfundimisht grupin terrorist në vend. “Jam këtu i gjallë dhe në formë, – thotë Shekau, – dhe beteja është vetëm në fillimet e saj”. Ushtria nigeriane ka deklaruar më herët se e ka vrarë liderin terrorist të paktën tre herë.

Javën e shkuar, presidenti nigerian Muhammadu Buhari, ka thënë që forccat ushtaarake të vendit kanë larguar integralistët islamikë nga enklava e tyre e fundit në verilindje, duke siguruar që “terroristët janë shpërndarë dhe nuk kanë asnjë vend ku të fshihen”. Këtë javë, ushtria ka pohuar se lideri Shekau është arratisur.