Haradinaj: Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown

23.12.2018 16:25:37

Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown.
Haradinaj ka thënë se Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit.

“Pikëllues lajmi për vdekjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Haradinajt në Facebook.