Haradinaj: Presidentin e dua shumë, mendimi i tij është për t’u respektuar

26.02.2019 16:22:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për qëndrimin ndaj taksës, raporton lajmi.net.

Pas mbledhjes së Qeverisë sot kryeministri Ramush Haradinaj, u pyet në lidhje me deklaratat e presidentit Hashim Thaçi, por ai befasoi me përgjigjen e tij.

Haradinaj ka thënë se e do shumë presidentin Thaçi.

“Presidentin e dua shumë edhe mendimi i tij është me u respektua. Edhe nuk kam ndonjë koment tjetër”, u përgjigj Haradinaj.

Për më shumë, dëgjojeni përgjigjen e tij në minutën e 12-të. /