Haradinaj: Qeverinë do ta kemi në afat rekord

10.07.2017 12:55:41

Kryetari i AAK ka mbledhur sot Kryesinë e partisë së tij, për të diskutuar për zhvillimet politike. Haradinaj më pas ka folur në një konferencë për media, ku ka bërë të ditur se nesër do t’i ftojë në takim kryetarin e LDK-së Isa Mustafëm dhe atë të VV-së, Visar Ymerin.

Ai ka thënë se takimi do të mbahet në zyrat e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka siguruar se qeveria do të bëhet në afat rekord.