Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Marrëdhëniet Kosovë-Amerikë janë të pacenueshme

12.02.2019 14:24:52

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një takim të rregullt e ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett bashkëbiseduan për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë.

Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së

Sipas tij, marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione.

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar Haradinaj.