Vetëvendosje: Astrit Dehari vdiq dhunshëm në duart e shtetit

04.11.2017 22:35:25

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se Astrit Dehari vdiq dhunshëm në duart e shtetit.

“Një sërë deklaratash, veprimesh dhe vendimesh të pabaza e kundërthënëse të zyrtarëve shtetëror i paraprinë (para)burgosjes dhe rrethanave të vdekjes së tij. Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende llogari ligjore, profesionale dhe morale. Edhe sot, një vjet më vonë, kërkojmë përgjegjësi institucionale! Duam drejtësi! Për Astritin! Për një shoqëri të lirë dhe të drejtë”, thuhet në një njoftim të këtij subjekti.