Haradinaj takon bashkatdhetarët në Gjermani

04.11.2016 21:28:03

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po vazhdon vizitën zyrtare në Gjermani. Pas takimit me parlamentarë gjermanë, kreu i AAK-së ka takuar bashkatdhetarët në Dyseldorf.

“Diaspora më shumë se asnjëherë e përkushtuar të punojë për ndryshimin e Kosovës. Kosova nuk ka kohë për të humbur!”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq dje, Haradinaj është pritur në takime të ndara nga Hans Joachim Falenski, Këshilltari për Politikë të Jashtme i Grupit Parlamentar CDU-CSU,  Helge Tolksdorf, drejtor për zgjerimin e BE-së, Evropën Juglindore dhe Turqinë në Ministrinë Federale për Çështje Ekonomike të Gjermanisë, si dhe  Christian Wiesenhutter, Zëvendës Shef Ekzekutiv i Odes për Ekonomi dhe Industri në Berlin.

Haradinaj në këto takime foli për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, aspektet socio-ekonomike dhe zhvillimore, sundimin e ligjit, proceset integruese si dhe mundësit e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

hara-gj1hara-gj2hara-gj3hara-gj4