Zvogëlimi i pensioneve të veteranëve është papranueshëm, thotë Qeriqi

04.11.2016 21:29:19

Më tepër se gjysma e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk do të marrin pensione me paratë që i ka planifikuar Qeveria e Kosovës në buxhetin e vitit të ardhshëm ku janë ndarë 38 milionë euro.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi,  ka folur për ‘Indeksonline’ rreth vendimit që po mendohet të zbatohet nga buxheti i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, Komisioni i ka kryer listat atëherë ndërsa Qeveria duhet ta formojë komisionin e pavarur dhe të merret me pastrimin e listave.

“Kjo është e pa pranueshme për vendimin e pensioneve. Qeveria mundet që ta zvogëloj numrin e veteranëve edhe kështu qe nuk kish me pas problem për të gjithë se ajo këtë mund ta bëj vetëm shkaku i buxhetit, pasi që komisioni qeveritar i ka kryer listat atëherë”, ka thënë Qeriqi.

Dihet se për 12 muaj me nivelin e pensionit, prej 170 eurosh, siç parasheh ligji për veteranët do të mjaftojnë vetëm për 18 mijë e 630 persona .

“Edhe pse ato janë shumë të vogla ne do të kërkojmë ngritje e jo ulje të pensioneve, ne mundemi të interpretojmë  që ata trajtojnë dhe trajtojnë si raste sociale”, ka përfunduar  ai.