Haradinaj thotë se Rexhep Selimi ia ka huq gjithmonë politikisht

11.05.2019 12:09:21

“Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi nuk ia ka qëlluar politikisht”. Kështu mendon kolegu i tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj.

Ai të premten, në televizionin publik, duke folur për marrëdhëniet që ka me Selimin, ka thënë se nuk kanë pasur asnjëherë përplasje të ashpra në Kuvend por replika të përmbajtura.

“… dhe i kam thënë mos mendo që ki pas vetës aq sa mendon dhe as më të voglën fyerje nuk ia kom bo”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se me Selimin ka raporte të mira personale dhe se ato nuk i përzien me raportet politike.

“Unë kam raporte personale me Selimin dhe nuk i përzi ato personale me ato politike. Raportet personale i kemi të shkëlqyeshme, por politikisht në asnjë pikë nuk pajtohem me të. Ia ka huq gjithmonë politikisht. Një herë ka qenë në AAK, tani ka dalë prej Aleanca pasi që Aleanca u bo me Rugovën, pastaj del e thirr LDK-në hajde të bëhemi bashkë, prandaj nuk mendoj që ia ka qëllu politikisht, por ai është problem i tij”, ka thënë Haradinaj.